image Theret kurban tek vendi ku u tentua të vritej prokurori

Rajon

Shqipëri/ Theret kurban tek vendi ku u tentua të vritej prokurori

news image

Një pamje krejtësisht e pazakontë është regjistruar ditën e sotme pikërisht në vendin ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Disa persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë bërë kurban një dash, siç shihet edhe në fotot e sjella nga DurrësiLajm.al

Në besimin mysliman, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe, çka do të lë për të nënkuptuar se ky veprim kurrsesi nuk është i rastësishëm.

Mendohet të jenë familjarë të prokurorit të Durrësit ose të Landi Muharremit, të fortit të Sukthit, të cilët i shpëtuan “paq” atentatit të dy javë më parë.

Nga ky atentat, shënjestër të të cilit policia konfirmoi se ishte pikërisht Ndoja, humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Lidhur me këtë ngjarje i arrestuari i vetëm është Redjan Rraja, ku me datën 20 nëntor pritet që gjykata e Apelit, të marrë në shqyrtim kërkesën për lirim e tij./Gazeta Sinjali/