Një incident mes dy fëmijëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Sefedin Laqi” në Prizren, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore pasi u ther aksidentalisht me një mjet të mprehtë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren, kanë bërë të ditur se i mituri është paraqitur me lëndime në këmbën e majtë, të cilat dyshohet se ia shkaktoi i mituri tjetër me një brisk i cili ishte i viktimës.
Sipas burimeve, lidhur me rastin është njoftuar Policia me ç’rast, i mituri është intervistuar në prezencën e prindit të tij, ndërsa i mituri tjetër i dyshuar është intervistuar në prezencën e avokatit.
Sinjali mëson se fëmijët derisa kanë qenë duke lozur, i mituri i dyshuar e ka goditur padashje të miturin viktimë me një brisk në këmbë dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.