image Themelohet Këshilli për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë, ndahen edhe mjetet financiare

Kosovë

Themelohet Këshilli për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë, ndahen edhe mjetet financiare

news image

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se Këshilli përbëhet nga ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi, si kryesuese, një anëtar i Ministrisë së Mbrojtjes, një i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe një përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit.

Nga një përfaqësues duhet ta dërgojnë edhe zyra e Presidentit, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqësues nga OJQ-të.

Për punën e këtij Këshilli janë ndarë mjete financiare prej 70 mijë euro.

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet më 17 shkurt.

/GazetaSinjali/