image Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit bën bashkë kryetarët e komunave dhe bashkive shqiptare

Politikë

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit bën bashkë kryetarët e komunave dhe bashkive shqiptare

news image

Në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila u mbajt më 10 qershor të vitit 1878, kryetarët e komunave të Kosovës dhe ata nga bashkitë shqiptare, janë mbledhur në qytetin historik të Prizrenit, për të shënuar këtë datë.

Ata janë pritur nga kryetari nikoqir, Shaqir Totaj në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është një festë shumë e madhe, ideja kur ka lind ka lind nga kryetari i Suharekës dhe Drenasit, nuk kam pas si ta refuzoj, ka qenë sfidë organizimi por po ja dalim të gjithë së bashku dhe do të shënojmë këtë dite në mënyrën më te mirë të mundshme”, është shprehur Totaj, derisa u ka uruar mirëseardhje kryetarëve të komunave.

Kryetarët shqiptarë të komunave ecën nëpër qytetin e Prizrenit për t’u ndalur në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u mbajt edhe manifestimi qendror.

/GazetaSinjali/