image Thellohet partneriteti mes Kosovës dhe Izraelit, Demiri jep lajmin e rëndësishëm

Kosovë

Thellohet partneriteti mes Kosovës dhe Izraelit, Demiri jep lajmin e rëndësishëm

news image

E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka pritur në takim deputetin izraelit, Zvi Hauser, me të cilin u pajtuan të thellojnë partneritetin mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Demiri ka thënë se këtu përfshihet edhe krijimi i një grupi parlamentar kosovar-izraelit, raporton Gazeta Sinjali.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, kisha nderin të prisja anëtarin e Knesset, Zvi Hauser. Ne kishim një bisedë të ngrohtë miqësie dhe u pajtuam që të thellojmë partneritetin mes Kosovës dhe Izraelit, përfshirë edhe një grup parlamentar kosovar-izraelit”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/