image “Theje heshtjen”, OSBE lëshon 'filterin' kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Botë

Instastory/ “Theje heshtjen”, OSBE lëshon ‘filterin’ kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

news image

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nisur “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” me fushatën “Theje heshtjen”.

Kjo fushatë synon ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër dhunës ndaj vajzave e grave, një fenomen i cili fatkeqësisht vazhdon gjithandej.

Ky është momenti i duhur për t’i thënë “stop” çdo lloj dhune që i ushtrohet vajzave dhe grave.

Tashmë këtë mund ta bëni edhe përmes rrjeteve sociale pasi OSBE ka vënë në dispozicion një ‘filter’ shumë interesant në Instastory, të cilin mund ta përdorni edhe ju.