image The New York Times: Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, rol pati edhe SHBA

Kosovë

Mocioni/ The New York Times: Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, rol pati edhe SHBA

news image

“Kryeministri i Republikës së Kosovës humbi një mocion mosbesimi këtë të mërkurë, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve se si t’i përgjigjet pandemisë së koronavirusit. Kritikët thonë se luajti rol gjithashtu edhe diplomacia amerikane”, kështu fillon artikulli i shkruar nga gazeta prestigjioze The New York Times për rrëzimin e sotëm të Qeverisë Kurti.

Më tej, në këtë shkrim theksohet se për herë të parë kriza e koronavirusit kontribuoi në rrëzimin e një qeverie, përcjell Gazeta Sinjali.

“Qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua pasi parnerët e tij kryesorë të koalicionit u bashkuan me partitë opozitare në një mocion mosbesimi kundër kësaj qeverie, kështu duke e rrëzuar atë me 82 vota për dhe 32 kundër”, thuhet më tej në këtë artikull.

Gjithashtu theksohet se ky mocion u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa nuk u përkrah nga Franca dhe Gjermania.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot me 82 vota për dhe 32 kundër u votua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Ky mocion u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme./Gazeta Sinjali/

Burimi : The New York Times