image The Guardian: Shqipëria po i ofron ndihmë Britanisë në trajtimin e krizës së karburantit
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

The Guardian: Shqipëria po i ofron ndihmë Britanisë në trajtimin e krizës së karburantit

news image

The Guardian ka raportuar se Shqipëria po i ofron ndihmë Britanisë në trajtimin e krizës së benzinës, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas artikullit Shqipëria ka thënë se mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e kësaj krize.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, i tha The Guardian: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë”.

Ai ka deklaruar se shumë prej 150 mijë shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, do të punonin si shenjë falënderimi për nikoqirët e tyre britanikë. Meqenëse një numër i konsiderueshëm besohet të jetë i padokumentuar, është e pamundur të dihet se sa shoferë janë të kualifikuar për kamionë apo HGV.

Por, Qirko, i cili sapo kishte shpenzuar një orë në radhë për benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100 mijë.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt se të gjithë këtu do të shpreheshin të gatshëm për të ndihmuar”, ka deklaruar ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

/Gazeta Sinjali/