Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Batalionin e Mjekësisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se në rast nevoje Batalioni i Mjekësisë së FSK-së do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë.
“Forca e Sigurisë është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në luftimin e pandemisë COVID19. Duke parë përkushtimin e vajzave e djemve të FSK-së dhe përkushtimin e personelit shëndetësor gjithandej Kosovës, jam besimplotë se do ta kalojmë me sukses edhe këtë sfidë. Si shtet kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me këtë pandemi”, ka shkruar Thaçi.
Deri tani në Kosovë me virusin Covid-19 janë infekutar 71 persona./ Gazeta Sinjali/