Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se FSK-së i janë shtuar një kontigjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”.
“Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee””, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Presidenti Thaçi sot gjatë ditës ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën./ Gazeta Sinjali/