image Thaçi: Taksa të hiqet, të mos përsëritet ngjarja e demarkacionit

Politikë

Thaçi: Taksa të hiqet, të mos përsëritet ngjarja e demarkacionit

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë një adresimi para medieve përkitazi me takimet e tij në SHBA, ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më parë dhe të mos përsëritet rasti i demarkacionit.

“Nuk duhet të përsëritim ngjarjen e demarkacionit, e ka shtyrë vendimin për liberalizimin e vizave. Më interesantja pas tri vitesh votohet, por momentumi humbet. Në të njëjtën kohë mundësia e dhënë në Berlin u humb dhe prapë jemi pa liberalizim të vizave. Nuk duhet të vonohemi, duhet të veprojmë sepse qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur. Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i ShBA është i pazëvendësueshëm, kush dëshiron ta sfidoj këtë do të shkaktojë probleme”, tha ai. /Gazeta Sinjali/