image Thaçi shpreh ngushllime për vdekjen e dy vëllezërve Abazi

Kosovë

Reagim/ Thaçi shpreh ngushllime për vdekjen e dy vëllezërve Abazi

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shprehur ngushëllime familjes Abazi për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazit, si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes në Shqipëri.

Këtë i pari i vendit e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes. Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3212999258770411?__xts__[0]=68.ARAPhYMo-zePVVXo7ws196hHYKZL_XTQc9Ai_-6di_37dGtvVZsJcj70TraSJLHkhvHlOii1SiCA0RgNhNT3PCKv6wKBbSy9EIrtOXScQErDfUcOa1ulaacqoDBNxTo4XjNRsyXYLp1GXGywH3z7jR0SZWAMMPu7hV85H3Ln9JQ9K_10VyYbnS3Yfz2f1s1WA3CwGZBuB66hS9cOetJz3mjyuGhQ6C6OyWsKWeWRi54Fx_Fmqx5lEPCJ1A8zVKlv_Fd7Pe2MYE7i6_5mVUqmkzsmDknXDYBBo0hsM_CWz8sZPhnjnH1dmgBr8cLQtQvxIQADWHfMm43W-5tbwxF_UA&__tn__=-R

Ngushëllime familjes Abazi i ka shprehur edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se sipas raportimeve të mediave të Shqipërisë, numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, ka shkruar në 21./Gazeta Sinjali/