image Thaçi publikon dekretin që ia dërgoi Kuvendit dhe Albin Kurtit

Kosovë

Dokument/ Thaçi publikon dekretin që ia dërgoi Kuvendit dhe Albin Kurtit

news image

President i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bërë publik dekretin presidencial me emrin e kandidatit për kryeministër, të cilin e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi tha se ky është hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja.

Ai thotë se nga sot fillon edhe afati kushtetues për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali/