image Thaçi paralajmëron se do të marrë veprime kushtetuese

Kosovë

Politikë/ Thaçi paralajmëron se do të marrë veprime kushtetuese

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se do të marrë veprime kushtetuese dhe ligjore në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për ta propozuar mandatarin dhe formuar qeverinë.

Thaçi në një prononcim për media, ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet propozimi për mandatarin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shpresuar në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjidhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Thaçi./Gazeta Sinjali/