image Thaçi i reagon sërish BE-së për Lajçakun: Argumenti im ka të bëjë me gabimet strategjike

Kosovë

Shkrim/ Thaçi i reagon sërish BE-së për Lajçakun: Argumenti im ka të bëjë me gabimet strategjike

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar sërish Bashkimit Europian në lidhje me atë se nuk është  e vërtetë që Lajçaku është emëruar si i dërguar special për dialogun Kosovë – Serbi.

Thaçi përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se e mirëpret përmisimin e BE-së ndaj deklaratës së tij për atë se Lajçaku është emëruar zyrtarisht si emisar nga BE-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

“E mirëpres përmisimin e BE-së ndaj deklaratës time lidhur me emërimin e Lajçakut si përfaqësues. Kjo do të jetë në interes të Kosovës dhe do ta dëshmojë kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk ka të bëjë me procedurat e brendshme, por më tepër me gabimet strategjike. Sllovakia nuk na ka njohur, madje ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Peter Stano, kishte thënë se ishte i befasuar nga deklarata e pasaktë e Thaçit për emërimin zyrtar të Lajçakut.

“I befasuar të shoh një deklaratë të tillë të gabuar dhe faktikisht të pasaktë, procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar, asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim ose as nuk është shpallur, pasi të përfundojë procesi, ne do të njoftojmë zyrtarisht”, kishte shkruar Stano në rrjetin social Twitter.

Ky reagim erdhi pasi që presidenti Thaçi, dje gjatë ditës kishte thënë se Lajçaku është emëruar zyrtarisht nga BE-ja si i dërguar special për dialogun me Serbinë dhe se misioni i tij është i dështuar, pas historisë së tij për ta ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën./Gazeta Sinjali/