image Thaçi i përgjigjet ftesës së Kurtit për t'u përballur në një debat televiziv

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi i përgjigjet ftesës së Kurtit për t’u përballur në një debat televiziv

news image

Presidenti Hashim Thaçi i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për t’u përballur në një debat televiziv.

Thaçi, në konferencën ku njoftoi se e ka mandatuar Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re, tha se për 20 vite i ka mundur në debate oponentët politikë dhe Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë jam president i vendit. Debatet i kam zhvilluar 20 vite përballë oponentëve politikë dhe rezultatet dihen të gjitha, kanë qenë humbje spektakolare për zotriun”, deklaroi Thaçi.

Për vizitën në Shqipëri, presidenti tha se ka shkuar “veç për qejf”. /Gazeta Sinjali/