image Kurti: Për Thaçin që fyen si kalama me zë të dridhur, e kam zgjidhjen

Kosovë

Kurti: Për Thaçin që fyen si kalama me zë të dridhur, e kam zgjidhjen

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi se ai dhe Lëvizja e tij janë ndërmarrje kriminale.

Kurti e ka ftuar Thaçin në një debat televiziv, duke i thënë që ta marrë me vete kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin. Ndërsa krah tij, Kurti tha se do ta merrte ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, raporton Gazeta Sinjali.

Deklaratat e presidentit se po e pret në shtëpi atë dhe Sveçlën, Kurti i ka quajtur deklarata “si një kalama me zë të dridhur”.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Sinjali/