image Thaçi flet gjatë takimit me Grenell për marrëveshjen me Serbinë dhe për Albin Kurtin

Kosovë

Deklarim/ Thaçi flet gjatë takimit me Grenell për marrëveshjen me Serbinë dhe për Albin Kurtin

news image

Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Thaçi për media ka thënë se beson se nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump, do të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dëshiroj të falënderojë shumë për marrëveshjen e arritur nën lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit Trump. Atë të linjës ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj që është diçka e re, ajo që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë, është duke e bërë ambasadori Grenell dhe administrate e SHBA-ve. Roli SHBA-ve në këtë process është I jashtëzakonshëm dhe I pazëvendësueshëm. Kam besim që nën lidershipin e presidentit Trump do të arrijmë deri te marrëveshja finale në mes te Kosovës dhe Serbisë ,e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”, ka thënë ai për media.

Thaçi më  tutje ka thënë se Grenell është i ngarkuar për çështjen e dialogut dhe jo me bisedimet mes LDK-së dhe VV-së për koalicion qeverisës.

“Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesë të tij dhe tash i mbetet partive politike dhe atij që të merr shumicën dhe të votojë kuvendi i Kosovës. Grenell është i ngarkuar për çështjen e dialogut dhe nuk është këtu për çështje e politikave të brendshme lokale. Ne do të bisedojmë për dialogut dhe për çështje jetike që kanë të bëjnë për Kosovën”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/