image Thaçi e shtyn mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, shkak partitë

Kosovë

Mbledhja/ Thaçi e shtyn mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, shkak partitë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që ta shtyej seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi, që kishte caktuar 24 dhjetorin si datën kur do të mbahej seanca e parë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit, sot ka marrë vendim që ta shtyej atë për datën 26 dhjetor, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Presidentit.

Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po përpiqen që të shkojnë në koalicion, me një marrëveshje për bashkëqeverisje. /Gazeta Sinjali/