image Thaçi e fton Kurtin në Presidencë për t'ia dhënë dekretin e mandatarit

Kosovë

Qeveria/ Thaçi e fton Kurtin në Presidencë për t’ia dhënë dekretin e mandatarit

news image

Pasi Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë, presidenti i Kosovës e ka ftuar menjëherë këtë të fundit për ta marrë dekretin në Presidencë.

Siç ka njoftuar Presidenca, dekredi është paraparë t’i jepet Kurtit në orën 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/