image Hashim Thaçi deklarohet pas takimit me Kadri Veselin

Kosovë

Hashim Thaçi deklarohet pas takimit me Kadri Veselin

news image

Pas takimit me kreun e opozitës Kadri Veseli, presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar në Twitter duke thënë se takimi ishte i frytshëm dhe se kërkon një unifkim mes pozitës dhe opozitës.

“Shkëmbim i frytshëm me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësin aktual të opozitës, Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar midis opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar. Faleminderit zoti Veseli”, shkruan presidenti Thaçi.

Ky takim është thirrur nga presidenti i vendit dhe sipas njoftimit të Presidencës është zhvilluar me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Thaçi ka nisur sot që nga ora 10:30 takime me liderët e partive në pozitë dhe ato opozitare.

Presidenti Hashim Thaçi do të vazhdojë të takohet edhe me ish- kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeministrin Albin Kurtin./ Gazeta Sinjali/