image Tha se do ta votojë Biden-in për president të SHBA-së, ish-sekretari i shtetit "sulmohet' nga Trump

Botë

Tha se do ta votojë Biden-in për president të SHBA-së, ish-sekretari i shtetit “sulmohet’ nga Trump

news image

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka akuzuar ashpër ish-sekretarin e Shtetit Colin Powell, vetëm pak kohë pasi ky i fundit tha se do të votojë për kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Powell edhe në zgjedhjet e 2016 nuk e kishte votuar Trump, por kësaj radhe ai u bë republikani i parë i shquar që doli publikisht kundër kreut të vendit.

E kjo nuk la pa shkaktuar zemërimin e Donald Trump që drejtoi akuza të rënda ndaj bashkëpartiakut të tij për luftën në Irak.

“Colin Powell, një ngurtësi e vërtetë që ishte shumë përgjegjës për të na futur në luftërat katastrofike të Lindjes së Mesme, sapo njoftoi se do të votojë për një tjetër të ngurtë, Joe Biden ‘i përgjumur’. A nuk tha Powell se Iraku kishte “armë shkatërrimi në masë?” Ata nuk e kanë bërë, por ne shkuam në luftë”, ka shkruar Trump në Twitter./ Gazeta Sinjali/