Me 11 vota për, Tevide Imeri është zgjedhur kryetare e Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija do të jetë nënkryetarë të kësaj sindikate, ndërsa kryetar i Këshillit Drejtues do të jetë Naim Sahiti.
Kjo sindikatë deri tani është udhëhequr nga Blerim Syla, i cili pritet t’ia dorëzojë detyrën Imerit gjatë javës së ardhshme.