image Tevez tregon dallimin në mes Ronaldos e Messit

Futboll

Futboll/ Tevez tregon dallimin në mes Ronaldos e Messit

news image

Ylli argjentinas Carlos Tevez, i cili kishte luajtur me Ronaldon te Manchester United dhe me Messi në ekipin kombëtar, ka treguar dallimet në stërvitje me Ronaldon dhe Messin.

“Cristiano e kalon të gjithë ditën në palestër, është i opsesionuar.  E mbaj mend, kishim stërvitje në ora 10, por unë shkova në ora 8 dhe Ronaldo ishte aty. Një ditë arrita në stërvitja në ora 7:30 dhe ai sërish ishte aty”.

“Një ditë thash të arrij para tij. Isha te fusha në ora 6:30, por edhe në atë kohë ai ishte aty. Ishte i përgjumur por ishte aty”, tregon Tevez për kohën e tij me Ronaldon.

Tevez ka folur edhe për Messin dhe kohën e tyre në Kombëtare e Argjentinës.

“Messi nuk është ashtu, atij i vjen çdo gjë natyrshëm. Nëse ndonjë gjë nuk i vjen natyrshëm, ai stërvit për një kohë. Një herë nuk po i gjuante goditjet e lira mirë. Ai i trajnoi dhe u përmirësua”, ka thënë Tevez./Gazeta Sinjali/