image Eci për 47% të Kupës së Botës, Messi me statistika interesante

Futboll

Eci për 47% të Kupës së Botës, Messi me statistika interesante

news image

Lionel Messi po vazhdon të jetë lideri i Argjentinës në Kupën e Botës, ndërsa në moshën 39-vjeçare synon ta udhëheqë kombëtaren drejt mbrojtjes së titullit botëror.

Sipas një analize të publikuar nga BBC Sport, sekreti i suksesit të Messit nuk qëndron më te shpejtësia apo driblimet e vazhdueshme, por te mënyra se si ai ka arritur ta përshtatë lojën e tij me kalimin e viteve.

Statistikat tregojnë se kapiteni argjentinas ecën në gati 47 për qind të kohës gjatë ndeshjeve, përshkon mesatarisht vetëm 8.2 kilometra për 90 minuta dhe realizon më pak sprinte krahasuar me Botërorin e kaluar.

Megjithatë, ndikimi i tij në lojë mbetet i jashtëzakonshëm. Messi vazhdon të krijojë më shumë raste dhe të ndikojë në zhvillimin e lojës se pothuajse çdo futbollist tjetër në turne.

Edhe pse vrapon më pak se më parë, ai mbetet vendimtar me golat, asistimet dhe mundësitë që krijon për bashkëlojtarët.

Analiza e BBC Sport rikujton se Messi ka ndryshuar disa herë rolin gjatë karrierës së tij – nga sulmues krahu te “9-shja e rreme” dhe më pas organizator i lojës – duke arritur të mbetet vazhdimisht në elitën e futbollit botëror.

Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ndërsa vëmendja e tifozëve do të jetë sërish te kapiteni argjentinas, i cili synon të udhëheqë skuadrën drejt një tjetër finaleje historike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/