Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, duke qenë e ftuar në një emision ka folur shumë rreth vetës.
Në rrëfimin për familje, Krasniqi u deklarua se nuk e kishte menduar vite më parë një martesë të dytë, tashmë me lumturinë që ndjen ka në plan edhe një dasmë.
Bëhet fjalë për një event më privat, por që do të realizohet pas disa vitesh përkatësisht është menduar në shënimin e 10 vjetorit të lidhjes me Adonisin.
Çifti përpos kësaj, po mendon të shtoj familjen edhe me një fëmijë tjetër.
Krasniqi ka shprehur dëshirën për një djalë, por që do të ishte tejet e lumtur edhe nëse bekohet me një vajzë./GazetaSinjali/