Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën që është duke u mbajtur ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani për disa investime që po bëhen në këtë institucion, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Haxhiut, punimet që janë duke u bërë në Kuvend të Kosovës janë investime koti. Po ashtu, ajo ka kërkuar nga kryeparlamentarja që të ketë trajtim më të dinjitetshëm të punëtorëve.
“Investimet koti për mua është investim koti ai që po ndodh në Kuvend të Kosovës përkatësisht në aneksin, para dy viteve është ndërtuar, nuk e di nuk e kam të qartë pse para dy viteve është dashtë të bëhen renovime që nuk po i shoh, vetëm disa dritare. Kërkoj trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve që po i shoh çdo ditë në këto hapësira. Kryetare kisha dashtë këto mjete që të shkojnë te do familje që kanë nevojë”, tha ajo./Gazeta Sinjali/