image Teuta e Partizani i shkarkojnë trajnerët

Futboll

Sport/ Teuta e Partizani i shkarkojnë trajnerët

news image

Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar se presidenti i klubit sot e ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin italian, Franco Lerda.

“Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi i trajnerit Lerda vjen pas humbjeve të Partizanit në dy ndeshjet e fundit. Partizani humbi mbrëmë derbin ndaj Tiranës dhe para një jave u mposht nga Bylisi.

Me humbjen e djeshme, klubi i kuq ka humbur edhe kryesimin e Superiores në Shqipëri, duke zbritur në vend të tretë me 25 pikë, dy më pak se Kukësi i vendit të parë.

Ndërkaq, edhe klubi i futbollit Teuta ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi.

“Falënderojmë trajnerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi i Shkëmbit vjen menjëherë pas humbjes së thellë që Teuta pësoi sot ndaj Kukësit, me rezultatin 4-0.

Aktualisht, skuadra e Durrësit ndodhet në vend të 7 me 22 pikë./Gazeta Sinjali/