image Tetë viktima dhe 538 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Tetë viktima dhe 538 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë vdekje, 538 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 405 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht, në katër spitalet COVID janë duke marrë trajtim mjekësor 376 persona të infektuar me koronavirus, kurse 23 mijë e 637 raste janë aktive.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 52 mijë e 542 raste me koronavirus, prej të cilave 27 mijë e 831 janë shëruar, kurse 1 mijë e 74 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

/Gazeta Sinjali/