Pas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik për 8 raste të reja me koronavirus në Kamenicë, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati duke u kërkuar qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet dhe të mos kenë kontakte.
“Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, fatkeqësisht tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Katër raste në Topanicë dhe katër raste në Hodonoc”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
“Është shumë me rëndësi t’i zbatoni të gjitha udhëzimet dhe të mos keni kontakte të afërta me të tjerët. Jepeni secili kontributin tuaj duke qëndru #n‘shpi”, ka porositur Kastrati./ Gazeta Sinjali/