Tetë persona janë arrestuar dje në Ferizaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë të dyshuarit ishin duke zhvilluar aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit.
Ndërsa si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.