Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus në dhjetorin e vitit të kaluar u martua me aktorin amerikan, Liam Hemsworth.
Mirëpo, vetëm tetë muaj pas martesës burime të magazinës së njohur amerikane, “E!News”, bëjnë të ditur se çifti i kanë dhënë fund martesës, transmeton Sinjali.
Burime të afërta me çiftin kanë treguar për magazinën, se ata kanë vendosur të ndahen për t’u fokusuar te vetja dhe karriera e tyre.
Ndarja e këngëtares dhe aktorit nuk dihet nëse është përfundimtare, megjithatë mësohet se çifti i kanë premtuar njëri-tjetrit, se do të kujdesen së bashku për qenët e adoptuar.
Kujtojmë që Miley dhe Liam u njohën në vitin 2009, kur edhe filluan lidhjen e tyre të dashurisë. Kjo lidhje në fillimet e saj nuk ishte shumë stabile. Çifti qëndruan të ndarë gati për tre vjet dhe u ribashkuan sërish në vitin 2016./Sinjali/