Janë kryer testimet e 25 personave, të cilat kanë pasur kontakt me 70 vjeçaren nga Korisha e Prizrenit, e cila mëngjesin e sotëm vdiq pasi ishte infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori për shëndetësi në komunën e Prizrenit, Calon Shehu.
“Dje në Korishë janë bërë 25 testime të familjarëve dhe të personave që kanë passur kontakte me pacienten në fjalë. Të gjitha ata kanë rezultuar negativ. Është marrë vendim që i gjithë fshati Korisht të futet në karantinë. Korisha për 14 ditë do të jetë në Karantinë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientës, e cila vdiq sot pas infektimit me Covid19.
“Pacientja në fjalë ka pasur probleme pulmunare. Ka qenë e shtrirë në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas rekomandimeve të mjekëve ëhstë marrë vendim që ajo të shtrihet në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Në bazë të simptomave asaj i është bërë testi për Covid 19. Ajo ka rezultuar pozitiv para tre ditëve”, ka thënë ai për Express.
Ndryshe, përveç 70 vjeçares, brenda 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë edhe një burrë 59 vjeç duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të vdekur me COVID-19 në Kosovë./GazetaSinjali/