image Testimi i rrugëve njëkahëshe i bën 'llugë' qytetarët, krijohen kolona të mëdha gjatë gjithë ditës në Prishtinë

Sociale

Testimi i rrugëve njëkahëshe i bën ‘llugë’ qytetarët, krijohen kolona të mëdha gjatë gjithë ditës në Prishtinë

news image

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka testuar shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata të automjeteve gjatë gjithë ditës në kryeqytet.

Lidhur me këtë testim pati shumë reagime nga shoferët, sipas të cilëve kjo gjë vetëm se po e bën trafikun më të dendur.

Ankesa pati nga shumë persona, madje edhe është kërkuar që të mos vazhdojë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka cilësuar testim pa rezultat të qartë, organizimin një kahor të rrugëve në Prishtinë për sot dhe nesër.

Tahiri tha se edhe pse qëllimi i deklaruar ka qenë të çështja ambientale, sipas tij me këtë rregullim është krijuar tollovi.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që të anulojë menjëherë këtë vendim.

Ndryshe, testimi po bëhet me vendim të Komunës së Prishtinës dhe do vazhdojë edhe nesër.

Rrugët që po funksionojnë në mënyrë njëkahëshe janë rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Migjeni”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “George Bush” dhe rruga “Eqrem Çabej”.

/GazetaSinjali/