image Testim i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së në Itali

Botë

Testim i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së në Itali

news image

Udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19, sipas një dekreti të lëshuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Masa, në fuqi nga sot, vlen deri më 7 shtator”, tha ministri.

Udhëtarët duhet të paraqesin një provë negative për koronavirus të kryer brenda 72 orëve të fundit ose të bëjnë testin pas mbërritjes, brenda 48 orëve, në autoritetin lokal shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë nuk specifikoi nëse masa do të zbatohej edhe për udhëtarët në tranzit, të cilët nuk ndalen në Itali. /Gazeta Sinjali/