image Dyshohet për grabitje me mjete shpërthyese në ''Raiffeisen Bank'' në Ferizaj

Siguri

Dyshohet për grabitje me mjete shpërthyese në ”Raiffeisen Bank” në Ferizaj

news image

Në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj dyshohet se është tentuar të grabitet me mjete shpërthyese “Raiffeisen Bank”, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, major Muhamet Jahiri, i cili ka ka thënë se rreth orës pesë të mëngjesit tre persona kanë tentuar që me mjete eksplozive ta grabisin bankën ”Raiffeisen”.

“Sot rreth orës 05:50 në mëngjes, me anë të mjeteve shpërthyese është tentuar të vidhet bankomati në bankën ‘Raiffesien’ e cila ndodhet në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Për momentin ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes, nuk kemi ende ndonjë konfirmim nëse kanë arritë t’i nxjerrin të hollat, ende nuk mundem ta konfirmojë saktësisht, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Është përdorur eksploziv dhe dyshohet që tre persona janë të përfshirë në këtë ngjarje të cilët janë larguar në drejtim të panjohur, për momentin. Hetuesit rajonalë, ekipi i deminimit janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë majori Muhamet Jahiri.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje./Gazeta Sinjali/