image Terroristët serbë nuk e imagjinuan një humbje të shpejtë, ishin pajisur me sasi të madhe ushqimore

Siguri

Terroristët serbë nuk e imagjinuan një humbje të shpejtë, ishin pajisur me sasi të madhe ushqimore

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot gjatë ditës kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila përmbajtje kishte detajet më të reja nga operacioni i Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Vetë drejtori i PK-së, deklaroi se ky operacioni i tyre në veri ka qenë më i suksesshmi që nga paslufta nga ku u sekuestua një pjesë e madhe e arsenalit të armatimit tejet të rëndë që posedonin sulmuesit.

Teksa, në këtë konferencë u bë e ditur se sasia e armatimit të kapur nga Policia është si në vijim:

𝟏𝟏𝟓 uniforma ushtarake

𝟐𝟑𝟓 karikatorë për AK47

𝟓𝟒 predha minahedhës 82mml

𝟖𝟖 predha 62 mili

𝟕𝟓 granata dore

𝟐𝟗 zolla te mbushura

𝟕 zolla te perdorura

𝟖 mina antitanke

𝟏𝟓𝟎 eksplozivë dinamitë

𝟏 veturë e rëndë e blinduar

𝟐𝟒 vetura të tipit xhip

𝟐 motora 4×4

𝟖 mina kundër këmbësorisë

𝟗 tromblon për pushkë

𝟔 mitrolozë

𝟑𝟎 Kallash AK 47

𝟑 dronë

Me këtë rast janë publikuar edhe pamje ku shihet armatimi i kapur, e ajo që bie në sy është edhe fakti se përveç arsenalit të armëve, u konfiskua edhe një sasi e konsiderueshme e ushqimit.

https://www.facebook.com/sinjali.video/posts/pfbid02Gaq59fFXbqwQnHg8Kfd2NCC6zGZ7PwT52mmbkXEgUuPL3Z18MLcNBhtt628v4Vmfl?cft[0]=AZUqDi6kGrxCYPbRGf-3jv3szNM9pEokf84da4-Qy3BBJx0yEkX9kF8Utz6AF-dLDYxHH_ce7lr6w7SQZZkJE6OJMQjC6QskArP9Ncw4gK9aIJ6-RpQRKm0S8LtX2BboG4IhPKqbidY58Hlpdtvlst9qFzxR-uBygpzeUE8rgmvjxqWuye_Fz_g4rAhKg2oJWSo&tn=%2CO%2CP-R

Një grumbull prej rreth 2 metrave ushqim, i gjithi i konservuar, lë të kuptohet se terroristët e nacionalitetit serb kishin menduar për më shumë ditë sulm në veri të vendit.

Po ashtu, para mediave ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se janë gjetur armë edhe brenda Manastirit të Banjskës, teksa Policia po vazhdon aksionin për kapjen e të gjithë arsenalit të armëve.

“Pajisje dhe gjësende po vazhdojnë të gjenden sot, brenda fshatit, brenda objekteve të manastirit të Banjskës por edhe në kodrat përreth Banjskës”, ka thënë Sveçla.

Së fundmi Sinjali ekskluzivisht merr vesh se është gjetur një autoblindë me armatim.

Sipas informacioneve të para, ajo ishte destinuar për t’u përdor gjatë këtij sulmi terrorist që u zhvillua në Banjskë të Zveçanit.

Deri më tani, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar të hënën se 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj Policisë, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

/GazetaSinjali/