image Ekskluzive: Gjendet një autoblindë me armatim, dyshohet se do të përdorej për sulm nga terroristët

Siguri

Ekskluzive: Gjendet një autoblindë me armatim, dyshohet se do të përdorej për sulm nga terroristët

news image

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas sulmeve të një grupi terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku. Në vazhdën e hetimeve që po kryhen në atë pjesë, Sinjali ekskluzivisht merr vesh se është gjetur një autoblindë me armatim.

Sipas informacioneve të para, ajo ishte destinuar për t’u përdor gjatë sulmit terrorist që u zhvillua në Banjskë të Zveçanit.

Ndryshe, pas raportimit ekskluziv të Sinjalit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar të hënën se është gjetur trupi i pajetë i një terroristi tjetër të vrarë në veri të vendit. Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”.

Po ashtu, PSRK, mbrëmë ka njoftuar se 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj Policisë, dyshohen për vepra terroriste në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Sipas PSRK-së, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar PSRK-ja.

Sasia e armatimit e kapur nga Policia është si në vijim:

Një pjesë e armatimit te konfiskuar, kjo është përgatitje për lufte!

𝟏𝟏𝟓 uniforma ushtarake

𝟐𝟑𝟓 karikatorë për AK47

𝟓𝟒 predha minahedhës 82mml

𝟖𝟖 predha 62 mili

𝟕𝟓 granata dore

𝟐𝟗 zolla te mbushura

𝟕 zolla te perdorura

𝟖 mina antitanke

𝟏𝟓𝟎 eksplozivë dinamitë

𝟏 veturë e rëndë e blinduar

𝟐𝟒 vetura të tipit xhip

𝟐 motora 4×4

𝟖 mina kundër këmbësorisë

𝟗 tromblon për pushkë

𝟔 mitrolozë

𝟑𝟎 Kallash AK 47

𝟑 dronë

/GazetaSinjali/