image Tërnava: Muaji i Ramazanit na gjen në përballje me pandeminë, e shton solidaritetin dhe përgjegjësinë

Sociale

Tërnava: Muaji i Ramazanit na gjen në përballje me pandeminë, e shton solidaritetin dhe përgjegjësinë

news image

Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë masazhin e muajit të Ramazanit.

Ai ka thënë se përmes agjërimit, myslimanët në mënyrën më të përsosur manifestojnë ndjeshmërinë e besimi në Zot.

Tërnava ka thënë se ky muaj rrit besimin, dashurinë, shton përgjegjësinë ndaj shoqërisë dhe e bën besimtarin më të përmbajtur.

Me agjërim besimtari shpreh përkushtimin, bindjen e sakrificën për krijuesin. Ramazani është muaji që filloi të zbresë Kurani, është muaj i paqes. Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ushqimi, por të ndikojë në një shoqëri më të përgjegjshëm. Njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mësimet dhe vlerat që jep muaji i Ramazanit”, ka thënë ai.

Sipas tij, ata që agjërojnë do të kuptojnë më mirë vullnetin e Zotit.

Tërnava ka thënë se edhe këtë vit Ramazani po na gjen në përballje me pandeminë, duke përgëzuar të gjithë ata që po qëndrojnë në vijën e parë të frontit.

“Është obligim i yni që ta ruajmë vetën, shoqërinë e rrethin nga infektimi. Ju ftoj të gjithëve t’i respektoni masat. Gjatë muajit Ramazan ta bëjmë më të mirën e mundshme. Nga ne kërkohet të jemi të durueshëm”, tha ai. /Gazeta Sinjali/