Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava, iu drejtua besimtarëve myslimanë me një mesazh në xhumanë e fundit të muajit Ramazan.
Në këto kushte myftiu tha se besimtarët janë të obliguar ta presin festën e Fitër Bajramit në shtëpitë e tyre bashkë me familjen, pa i lënë anash lutjet, ibadetet dhe festën duke respektuar masat e profesionalistëve.
Ai theksoi se ky Ramazan i ka privuar të gjithë besimtarët nga xhamitë për shkak të situatës pandemike, por që qëllimi i vetëm se ishte ruajtja e shëndetit publik, derisa thotë se adhurimet ndaj Krijuesit secili ka mundur t’i kryej në shtëpitë e tyre.
Myftiu Tërnava tha se me dispozitat e fesë Islame, jemi të obliguar që të respektojmë institucionet përgjegjëse, të respektojmë ekspertët dhe të ruajmë vetën e njëri-tjetrin./Gazeta Sinjali/