image “Termokosi” nis sezonin e ngrohjes në kryeqytet

Kosovë

Ngrohtorja/ “Termokosi” nis sezonin e ngrohjes në kryeqytet

news image

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, është e gatshme të nisë sot sezonin e ngrohjes.

Afërdita Uka, zëdhënëse e “Termokosit”, e ka konfirmuar këtë duke shtuar se për shkak të motit të ngrohtë, do të punojnë me kapacitet më të vogël.

“Po jemi të gatshëm dhe sot do të nisë ngrohja. Sigurisht, do të punojmë me kapacitet pak më të vogël, ditën më pak e pasdite e gjatë natës ashtu si është nevoja”, tha Uka.

Zyrtarët e Termokosit kanë thënë për Gazetën Sinjali se këtë vit në rrjetin e ngrohjes do të kyçet një pjesë e lagjes “Kalabria” në saje të donacioneve të ndara nga Komisioni Evropian në vlerë të 8.3 milionë eurove për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes.

Nga ndërmarrja  Termokos furnizohen me ngrohje rreth 13 mijë konsumatorë të kryeqytetit.Aktualisht borxhi i konsumatorëve ndaj kësaj ndërmarrjeje ka arritur rreth 16 milionë e 500 mijë euro. /Gazeta Sinjali/