Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova, ka qenë njeri që nuk ka krijuar antagonizma.
Tërmkolli ka thënë gjithashtu se njerëz përreth tij e kanë goditur.
“Rugova nuk ka qenë njeri që ka krijuar antagonizma. Janë të gjithë të tjerët që janë përpjekur ta goditnin dhe ta kontestojnë jo veç personalitetin e tij por edhe metodat politike. Sado që ka pasur përpjekje dhe bëhen dhe sot Rugova me politikën e tij ka ruajtur substancën kombëtare mbi të gjitha”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/