image Tërmkolli për Selmanajn: Nëse këta njerëz rrijnë në udhëheqje, LDK-ja e ka vështirë me e kalu pragun

Politikë

Tërmkolli për Selmanajn: Nëse këta njerëz rrijnë në udhëheqje, LDK-ja e ka vështirë me e kalu pragun

news image

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh vetëm anëtare në këtë subjekt politik, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanajn, duke thënë se nëse qëndrojnë persona të tillë në krye, LDK do ta ketë të vështirë ta kalojë edhe pragun, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërmkolli ka thënë se Selmanaj është shumë djalë i mirë, por ai nuk bën në krye të shtetit.

“Njeri kryesor në Qeveri me t’u bo Driton Selmanaj, është goxha problem i madh. Është djalë shumë i mirë, veç me ta qitë në krye të shtetit, nuk bën, nuk funksionon”, theksoi ajo në Kanal 10.

“Nëse qeta njerëz rrinë në udhëheqje, LDK-ja e ka vështirë me e kalu pragun”, shtoi tutje Tërmkolli. /Gazeta Sinjali/