image Tërmkolli deklarohet pasi Abdixhiku u zgjodh kryetar

Politikë

Tërmkolli deklarohet pasi Abdixhiku u zgjodh kryetar

news image

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e këtij subjekti politik, raporton Gazeta Sinjali.

Pas përfundimit të zgjedhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar partie, Melihate Tërmkolli ka deklaruar se më nuk është pjesë e këtij subjekti politik.

“S’jam në LDK më”, deklaroi shkurt Tërmkolli para mediave.

Tërmkolli është larguar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi ishin [Gjergj Fishta] e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Sot gjatë ditës, 190 delegatë ia kanë dhënë besimin Lumir Abdixhikut që ai të jetë kryetar i LDK-së. /Gazeta Sinjali/