image Tërmkolli i reagon ashpër Përparim Ramës: Kriter për një pozitë në LDK si sot e si dje, është të jesh anti-LDK

Politikë

Tërmkolli i reagon ashpër Përparim Ramës: Kriter për një pozitë në LDK si sot e si dje, është të jesh anti-LDK

news image

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli është e pa kënaqur me mënyrën se si po drejtohet sot kjo parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj në këtë parti është duke ndodhur “spastrim etnik”.

Këto deklarata të Tërmkollit kanë ardhur pas deklaratave të djeshme ku kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga kjo parti, Përparim Rama tha se është apolitik.

“Si dje, si sot. Kriter për një pozitë, që nga pozita e Kryetarit të LDK-së e tutje është: të mos jesh i LDK-së, të jesh anti-LDK e anti-Rugovë!”

“Kandidati për Prishtinë nuk dallon me asgjë nga kryetari i LDK-së, i sotmi e i djeshmi dhe nga ata që i kanë bërë këta”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Statusi i plotë:

“Spastrimi etnik” i LDK-së është bërë kaherë qëllim politik, metodë pune dhe mjet për grabitje e karrierë.

Si dje, si sot. Kriter për një pozitë, që nga pozita e Kryetarit të LDK-së e tutje është: të mos jesh i LDK-së, të jesh anti-LDK e anti-Rugovë!

Kandidati për Prishtinë nuk dallon me asgjë nga kryetari i LDK-së, i sotmi e i djeshmi dhe nga ata që i kanë bërë këta.

Vazhdoni, vazhdoni….edhe pak!/GazetaSinjali/