image Tërmeti, Shijak: 45 persona transferohen në Shkodër

Evakuuimi/ Tërmeti, Shijak: 45 persona transferohen në Shkodër

news image

Banorët e pastrehë të Shijakut të vendosur në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” janë transferuar për në një hotel në Shkodër.

45 persona lëvizën drejt qytetit verior pasditen e sotme. Ndërkohë mbi 200 persona, mes tyre 50 fëmijë vijojnë të jenë në “Kalceton Arena”.

Shumë prej atyre që janë akomoduar në këtë ambient thanë për mediat në Shqipëri se nuk duan të lëvizin pasi janë të punësuar në Shijak dhe kanë frikën e humbjes të punës. Në këtë ambient Bashkia Shijak ka vendosur 5 ngrohëse me gaz.

Kujtojmë që mëngjesin e 26 tetorit, Durrësi u godit nga një tërmet, si pasojë e të cilit vdiqën 51 persona, u lënduan qindra të tjerë dhe mijëra banorë të kësaj zone u evakuuan në qytetet e tjera shqiptare dhe në Kosovë./Gazeta Sinjali/