image Tërmeti në Izmir, shkon në 69 numri i viktimave

Evropë

Tërmeti në Izmir, shkon në 69 numri i viktimave

news image

Është rritur numri i vdekjeve në Turqi pas tërmetit në qytetin e Izmirit, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve, numri i viktimave ka arritur në 69 si dhe të paktën 949 njerëz janë të lënduar nga tërmeti me magnitudë 6.6 në qytetin e tretë më të madh të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Të paktën 949 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin. Të paktën 729 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për 220 të tjerët. /Gazeta Sinjali/