image Tërmeti i fortë në Tiranë shkakton panik - Qytetarët largohen nga shtëpitë

Rajon

Rajon/ Tërmeti i fortë në Tiranë shkakton panik – Qytetarët largohen nga shtëpitë

news image

Shqipëria para pak minutave është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Lëkundjet janë ndjerë vetëm pak sekonda dhe ka pasur dy valë të forta, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ishte në Hamallajt të Durrësit dhe ka qenë me magnitudë 5.4.

Lëkundjet, sipas dëshmive, janë ndjerë më shumë në Tiranë dhe Durrës dhe zonat përreth deri në Fier, Elbasan, Lezhë e Kosovë.

Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme nga ky tërmet, megjithatë njerëzit kanë ndjerë panikun.

Mediat e Shqipërisë kanë publikuar pamje të qytetarëve, të cilët kanë vrapuar për të dalë nga banesat e tyre./Gazeta Sinjali/

termeti cop