Raportohet se një tërmet ka goditur sot edhe Serbinë, ku epiqendra ishte në Beograd.
Në Beograd sot rreth orës 10:20 është ndier një tërmet i fortë. Siç lajmërojnë mediet serbe, ndërtesat janë dridhur në qendër të Beogradit, si dhe në Beogradin e Ri.
Kujtojmë që sot një tjetër tërmet ka goditur edhe Bosnjën.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ishte me fuqi 5.4 të shkallës së Rihterit. /Gazeta Sinjali/