image Në takim me kancelarin austriak, Osmani: Ekziston rreziku i destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe Serbia
[wp-story id="814678"]

Politikë

Në takim me kancelarin austriak, Osmani: Ekziston rreziku i destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe Serbia

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kancelarin austriak, Karl Nehammer, nga i cili mori mbështetje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Gjatë takimit u diskutua edhe për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe efektet e mundshme në Ballkanin Perëndimor.

Osmani tha se duhet të parandalohet rreziku i destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe aleati i saj Serbia.

Më tej, Presidentja ka theksuar se me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike.

Sipas Presidentes Osmani, qëndrimi i Kosovës për Ukrainën është në përputhje të plotë me qëndrimin e BE-së, SHBA-së dhe të gjitha vendeve demokratike.

Në takim me kancelarin Nehammer, është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të dyanshëm.

/GazetaSinjali/